Rashiq: Jam kundër që Lista Serbe të shpallet organizatë terroriste

  • A.P /
  • 01 September 2025 - 14:11
Rashiq: Jam kundër që Lista Serbe të shpallet organizatë terroriste

“Nuk konsideroj që kjo është zgjidhja e duhur”, kështu thotë deputeti serb Nenad Rashiq – kur pyetet se ‘a mendon që Lista Serbe duhet të shpallet organizatë terroriste’, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Nuk konsideroj që kjo është zgjidhja e duhur” – u përgjigj ai në pyetjen e KosovaLive se a duhet të shpallet Lista Serbe ‘organizatë terroriste, por shton që “edhe pse nga Lista Serbe unë përjetoj problem që ju nuk mund t’i paramendoni. Megjithatë, edhe pse janë të tillë, unë nuk jam për një veprim të tillë, për një arsye të thjeshtë, që këto veprime nuk janë në frymën e demokracisë që ne dëshirojmë të ndërtojmë”.

(Kosova Sot Online)