
Vetëvendosje gati për ta çuar emrin e Kurtit si mandatar te presidentja

Nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka thënë se tani janë duke pritur për hapat e radhës drejt themelimit të qeverisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në një konferencë për media, Haxhiu tha se duhet një mbledhje e shpejt dhe e jashtëzakonshme e Këshillit të Përgjithshëm, që të votohet mandatari, e që më pas Arbërie Nagavci ta dërgojë emrin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti te presidentja Vjosa Osmani.
“Na duhet mbledhje e Këshillit të Përgjithshëm që ta votojmë mandatarin, e pastaj Arbërie Nagavci ta dërgojë emrin e kryeministrit Kurti te presidentja Osmani, e mandej presim që presidentja të veprojë në emër të funksionimit demokratik. Unë jam e bindur që ata do të mbajnë mbledhjen të jashtëzakonshme dhe të shpejtë, për shkak të rrethanave që jemi”, u shpreh Haxhiu.
(Kosova Sot Online)