
Peci i del krah Bashës: E ka përkrahjen e krejt grupit tonë të deputetëve

Ministri në detyrë i Buqësisë i koalicionit LVV-GUXO Faton Peci foli në lidhje me zgjedhjen e Dimal Bashës, si kryeparlamentar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai tha se nuk ka qenë bllof dhe u shpreh se e ka përkrahjen e krejt grupit tonë të deputetëve.
“Nuk ka qenë bllof Dimali, ka qenë një përpjekje, aty disktohet, hapet diskutimi me cilin mundemi me shku, mes tjerash ka ardhur si propozim Dimali”, u shpreh ai.
Peci foli edhe në lidhje me atë se do të japë dorëheqje Dimal Basha për t’ia liruar vendin Albulena Haxhiut.
“Kryetari i Kuvendit e ka përkrahjen e krejt grupit tonë të deputetëve, nuk mundet me ushtru nënkryetari, për shkak se heqja dorë, teorikisht dhe praktikisht dhe në bazë të praktikës të pozicionit të kryetarit të Kuvendit, shtron nevojën e zgjedhjes së një kryetari të ri”, u shpreh tutje ai.
(Kosova Sot Online)