
Shqipëria ndalon telefonët mobilë në shkollë

Këtë vit të ri shkollor, që nis më datë 8 shtator, në Shqipëri hyn në fuqi një rregullore e re, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Bëhet fjalë për ndalimin e përdorimit të telefonave celularë në klasa.
Përmes një materiali të ilustruar nga Ministria e Arsimit, ndahen detaje nga rregullat e reja për nxënësit dhe masat e përcaktuara në rast shkeljeje.
Rregullorja e re kërkon bashkëpunim me prindërit për këtë proces dhe parashikon edhe veprimet që duhet të ndërmerren në raste të veçanta kur duhet përdorur telefoni.
(Kosova Sot Online)