DhSK në Hagë ka rrëzuar kërkesën e fundit të Isni Kilajt

  • A.P /
  • 02 September 2025 - 11:37
DhSK në Hagë ka rrëzuar kërkesën e fundit të Isni Kilajt

Gjykata e Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka rrëzuar kërkesën e fundit të Isni Kilajt kundër masës së paraburgimit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Vendimi është marrë më 1 shtator 2025 nga gjyqtarja Michele Picard.

Ky është apelimi i katërt i Kilajt kundër masës së paraburgimit dhe ngjashëm si të tri vendimet paraprake, edhe kësaj radhe u vendos që kërkesa e tij të rrëzohet në tërësi.

(Kosova Sot Online)