Dita e mërkurë pritet të sjellë mot kryesisht me diell

  • A.P /
  • 03 September 2025 - 07:14
Dita e mërkurë pritet të sjellë mot kryesisht me diell

Dita e mërkurë pritet të sjellë mot kryesisht me diell, i ndërthurur me vranësira të lehta, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Megjithatë, në orët e pasdites këto vranësira mund të intensifikohen, duke sjellë reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Temperaturat do të jenë të luhatshme, duke filluar nga 21 °C në orët e para të ditës, e deri në 29 °C në pasdite, duke krijuar një ditë tipike vere me intervale të nxehta por edhe freski të përkohshme pas reshjeve.

(Kosova Sot Online)