Haradinaj: Vetëvendosje nuk e ka marrë seriozisht Dimal Bashën

  • A.P /
  • 03 September 2025 - 09:20
Haradinaj: Vetëvendosje nuk e ka marrë seriozisht Dimal Bashën

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka folur në lidhje me zgjedhjen e Dimal Bashës, kryeparlamentar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai tha se edhe vet subjekti politik që e nominoi Bashën, sipas tij nuk e ka marrë seriozisht.

“Unë mendoj që edhe vet subjekti politik që e nominoi z.Bashën nuk e ka marrë seriozisht dhe më shumë më shqetëson fakti se si është e mundur që t’u jepet një përfaqësues 400 mijë votuesve si z.Basha, në këtë rast për kryetar Kuvendi, ku brenda listës së deputetëve të VV-së ka emra me autoritet dhe me kredibilitet”, u shpreh tutje Haradinaj.

(Kosova Sot Online)