Klinaku e Selmani në Gjykatë s’e pranojnë se e kërcënuan Kurtin

  • A.P /
  • 03 September 2025 - 09:49
Klinaku e Selmani në Gjykatë s’e pranojnë se e kërcënuan Kurtin

Faton Klinaku, një prej drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Nuredin Selmani, janë paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuar për kërcënim ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në seancën ku po merr pjesë edhe Kurti, Klinaku dhe Selmani nuk e pranuan fajësinë.

Klinaku s’e pranoi fajësinë, duke konsideruar se nuk ka vepër penale në atë çfarë ka thënë për Kurtin.

“Konsideroj se nuk ka vepër penale dhe nuk bëhet fjalë për kurrfarë kanosje dhe nuk e pranoj”.

I pafajshëm u deklarua edhe Selmani.

“Jo, nuk e pranoj”, tha ai.

(Kosova Sot Online)