FSK po realizon ushtrimin 'Ujku Shigjetë'

  • A.P /
  • 03 September 2025 - 14:41
FSK po realizon ushtrimin 'Ujku Shigjetë'

Forca e Sigurisë së Kosovës është duke realizuar ushtrimin fushorë “Ujku Shigjetë”, në kuadër të parapërgatitjeve për validimin e Regjimentit të Tretë të Forcave Tokësore, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ky ushtrim ka për qëllim testimin dhe ngritjen e kapaciteteve operacionale të pjesëtarëve të FSK-së, të cilët po dëshmojnë disiplinë, profesionalizëm dhe përkushtim në përmbushjen e misionit dhe detyrave të tyre.

Me këtë ushtrim, FSK afirmon gatishmërinë dhe aftësinë për të përmbushur misionin e një force profesionale në shërbim të vendit dhe qytetarëve.

(Kosova Sot Online)