Ky është polici i Njësisë Speciale që u arrestua për keqpërdorimit të detyrës

  • A.P /
  • 04 September 2025 - 10:46
Ky është polici i Njësisë Speciale që u arrestua për keqpërdorimit të detyrës

Murat Latifi, zyrtar i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, është ndaluar për 48-orë nën dyshimin për veprat penale të keqpërdorimit të detyrës dhe armëmbajtjes pa leje.

Latifi dyshohet se i jepte informacione familjes Gërbeshi në Vushtrri, pjesëtarë të së cilës dyshohen për aktivitete të paligjshme.

Në një rast, pjesëtari i Njësisë Speciale Operative dyshohet se e ka transportuar me veturën e tij një nga të dyshuarit, duke i mundësuar shmangien e arrestimit.

Sipas IPK-së, në kuadër të veprimeve hetimore dhe me autorizim të organeve të drejtësisë, hetuesit e IPK-së kanë kryer edhe bastisje në objektin e banimit në Vushtrri ku jeton i dyshuari.

“IPK në interes të hetimit dhe bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e të njëjtit”, tha IPK-ja të enjten.

IPK tha se të njëjtit me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore Mitrovicë i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Po ashtu, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e të dyshuarit, sipas sinjalit.

(Kosova Sot Online)