Parashikimi i motit për sot dhe fundjavë

  • A.P /
  • 05 September 2025 - 07:14
Parashikimi i motit për sot dhe fundjavë

E premtja në Kosovë do të jetë me diell e vranësira të shpërndara kryesisht në zonat malore. Në ultësira pritet të formohet mjegull, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Dita e shtunë do të vijojë me mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira të shpërndara në disa zona, duke krijuar një ditë të këndshme për aktivitete jashtë.

Moti të dielën do të mbajë kryesisht me diell, ndërsa vranësirat e shpërndara do të jenë të pranishme kryesisht mbi malet dhe zonat e larta. 


(Kosova Sot Online)