
Vuçiq forcon lidhjet me Rusinë e Kinën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, po e vazhdon aleancën me Moskën në një moment kritik për të brenda dhe jashtë vendit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Gjatë pjesëmarrjes në paradën ushtarake në Pekin, Vuçiq zhvilloi një takim të veçantë me presidentin rus, Vladimir Putin, duke dërguar një sinjal të qartë se Serbia vazhdon të mbështetet te Rusia si partnere strategjike. Ekspertët e sigurisë në Kosovë e shohin këtë si pjesë të një lufte propagandistike dhe psikologjike që synon destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.
Sa herë që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përballet me presion politik në arenën e brendshme dhe atë ndërkombëtare, prehjen dhe qetësinë e gjen te presidenti rus, Vladimir Putin.
Kjo tendencë u reflektua qartë edhe gjatë pjesëmarrjes së Vuçiqit në paradën e mbajtur në Pekin, ku zhvilloi takim me presidentin rus. Në një kohë kur Bashkimi Evropian po i rrit presionet mbi Serbinë për reforma demokratike e përparim në dialogun me Kosovën, Vuçiq zgjodhi t’u japë prioritet lidhjeve me Moskën, duke u ankuar te vendet totalitare se Kroacia, Kosova e Shqipëria po krijojnë aleancë ushtarake kundër Serbisë.
(Kosova Sot Online)