Dimal Basha e merr vendimin prej Gjykatës për pezullim të punës së Kuvendit

  • A.P /
  • 05 September 2025 - 15:43
Dimal Basha e merr vendimin prej Gjykatës për pezullim të punës së Kuvendit

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masës së përkohshme, ka njoftuar Kuvendi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, ka pranuar sot Vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendosjen e masës së përkohshme, në rastin nr. KO265/25. Kryetari Basha ka autorizuar administratën që të njëjtin t’ua shpërndajë të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Pas ankesës së Listës Srpska, Gjykata Kushtetuese sot mori vendim përmes së cilit ndalohet çdo veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë.

Gjykata ka urdhëruar që masa e përkohshme të hyjë në fuqi më 5 shtator 2025, në kohëzgjatje deri më 30 shtator 2025.

(Kosova Sot Online)