Paralajmërohet rritje e çmimit të rrymës në Kosovë

  • A.P /
  • 06 September 2025 - 11:50
Paralajmërohet rritje e çmimit të rrymës në Kosovë

Në prill të këtij viti, qytetarët e vendit panë shtrenjtim të faturave të energjisë elektrike. Pavarësisht protestave, çmimi i rrymës u rrit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Një vendim i tillë, ashtu edhe siç u paralajmërua gjatë protestave s’u prit aspak mirë nga qytetarët. Megjithatë, sot, u bë e ditur se Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) s’e përjashton mundësinë që deri të fund të vitit të bëjë sërish shqyrtimin e tarifave të reja të energjisë elektrike, duke paralajmëruar se mund të ketë sërish rritje të çmimit të rrymës.

Siç u raportua nga KP, sipas kryesuesit të Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, shqyrtimi i këtyre tarifave nënkupton se mund të ketë ngritje, por edhe ulje të tarifave të energjisë.

‘‘Ekziston mundësia ne mund të themi që ajo do të jetë shqyrtimi i ardhshëm tarifor në dhjetor të këtij viti pastaj do të shikojmë stafi i ZRRE-së do t’i shikoj kostos e sistemit varet se sa është kosto e sistemit do ketë mundësi edhe të rritjes, por nuk përjashtohet mundësia edhe e zbritjes në rast kursimeve…jo domosdoshmërisht në mënyrë arbitrare të kemi rritje dhe zbritje ato varen nga kosto e sistemit”, ka thënë sot Fejzullahu.

Për shumë kë, rritja e çmimit të rrymës që është bërë disa herë gjatë qeverisë së Albin Kurtit, ka dëmtuar ekonomitë familjare, duke shkaktuar krizë tek to.

Por, tarifat e larta të energjisë, s’kanë qenë problemi i vetëm me të cilin janë përballur qytetarët gjatë këtyre muajve.

Të njëjtit kanë qenë dëshmitarë të një krize të thellë politike e institucionale. Qe nga zgjedhjet qendrore, që janë mbajtur me 9 shkurt, Kosova ende s’ka institucione e saja. Kuvendi ende nuk ka arritur të konstituohet.

(Kosova Sot Online)