
Gjykata e lë në burg Ilir Metën

Ka përfunduar seanca në Gjykatën e Apelit të Posaçëm ndaj ish-Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, lidhur me ankimimin e bërë nga ai kundër masës së sigurisë “arrest në burg”. Gjykata ka vendosur lënien në qeli të Metës.
Meta ka kundërshtuar vendimin e Shkallës së Parë të GJKKO, e cila la në fuqi masën e arrestit me burg, me argumentin se pozita e tij është rënduar dhe ekziston rreziku për prishje të provave apo intimidim të dëshmitarëve.
Në ankimimin e dorëzuar në Apel, Meta dhe avokatët e tij e cilësojnë këtë vendim të pajustifikuar, duke argumentuar se hetimet janë tashmë të përfunduara dhe dëshmitarët kanë dhënë deklarimet e tyre.
(Kosova Sot Online)