Policia nicion 473 raste të falsifikimit të parave

  • A.P /
  • 08 September 2025 - 13:07
Policia nicion 473 raste të falsifikimit të parave

Në Kosovë janë shpeshtuar rastet e shpërndarjes së parave false dhe për këtë fenomen qytetarët thuajse çdo ditë raportojnë në polici se kanë hasur në para të falsifikuara, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se nga janari e deri në fund të gushtit  janë iniciuar 473 raste të falsifikimit të parave.

“Për periudhën kohore Janar-Gusht 2025 numri i rasteve nga vepra penale Falsifikim i parasë është gjithsej 473 raste”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

(Kosova Sot Online)