Kurti pas fitores së Kosovës ndaj Suedisë: Jemi të dytët në grup

  • A.P /
  • 09 September 2025 - 09:00
Kurti pas fitores së Kosovës ndaj Suedisë: Jemi të dytët në grup

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka uruar për fitoren e madhe të kombëtares së Kosovës ndaj Suedisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kosova e ka mposhtur 2 me 0 Suedinë në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror.
Kurti ka shkruar në Facebook se tash jemi të dytët ë grup.

“Rezultati më i mirë që kemi pasur ndonjëherë ndaj Suedisë, e më i miri i mundshëm pas ndeshjes me Zvicrën. Kosova jonë me një fitore të jashtëzakonshme, që nuk vonoi shumë në këto ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Jemi të dytët në grup. Gëzuar”, ka shkruar Kurti. 

(Kosova Sot Online)