Osmani thërret konferencë për media

  • A.P /
  • 09 September 2025 - 09:35
Osmani thërret konferencë për media

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të zhvillojë sot një konferencë për media në orën 12:00, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas njoftimit nga presidenca, konferenca do të mbahet në kabinetin e Presidentes.

Ndërkohë, po sot presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do t’ia dorëzojë Gjykatës Kushtetuese komentet e saj për çështjen e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

(Kosova Sot Online)