
Raportohet se 50 furra buke mbyllen çdo vit në këtë vend

1000 furra buke janë mbyllur në 20 vitet e fundit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Vetëm gjatë këtij viti janë mbyllur disa furra në rajone të ndryshme – përfshirë Diemtigtal, Dachsen dhe Thalwil. Brenda 25 viteve të fundit, numri i furrave anëtare të Shoqatës së Bukëpjekësve të Zvicrës (SBC) është përgjysmuar – nga 2,500 në rreth 1,200.
Sipas shoqatës, arsyet kryesore janë:
Vështirësitë financiare
Mungesa e pasardhësve në bizneset familjare
Konkurrenca në rritje nga supermarketet dhe produktet e importuara
Në vitin 2024, Zvicra importoi mbi 161,000 ton produkte të pjekura, një rritje prej 50% në krahasim me dhjetë vjet më parë.
“Importet e brumërave të gatshëm po dëmtojnë rëndë bizneset artizanale,” – thotë Claudia Vernocchi nga SBC.
(Kosova Sot Online)