
Polonia ka kërkuar thirrjen e nenit 4 të traktatit të NATO-s

Duke folur para deputetëve në parlament, kryeministri polak Donald Tusk tha: “Nuk ka dyshim se ky provokim është pa krahasim më i rrezikshëm nga pikëpamja e Polonisë sesa ato të mëparshmet”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Tusk tha se Polonia ka kërkuar thirrjen e Nenit 4 të traktatit të NATO-s, i cili u lejon vendeve anëtare të ngrenë një çështje në Këshillin e Atlantikut të Veriut (organi kryesor politik vendimmarrës i NATO-s).
Më pas mbahen konsultime për të përcaktuar nëse është kërcënuar integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e një vendi anëtar.
Tusk tha se pret mbështetje më të madhe gjatë atyre konsultimeve.
“Kjo nuk është vetëm një luftë për ukrainasit. Ky është një konfrontim që Rusia e ka shpallur kundër të gjithë botës së lirë”, tha ai.
(Kosova Sot Online)