
Milanoviq: Një dron pati rënë edhe pranë konviktit tonë studentor

Presidenti kroat Zoran Milanoviq mori pjesë sot në vjeljen e rrushit të organizuar për krerët e misioneve diplomatike dhe organizatave ndërkombëtare të akredituara në Republikën e Kroacisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Pas vjeljes, presidenti iu drejtua mediave. Ai komentoi incidentin me dronët rusë në Poloni.
“Kohë të errëta, kohë të rrezikshme. Patëm edhe një rënie droni këtu pranë konviktit të studentëve. Kjo është harruar. Polonia është aleati ynë. Nuk do ta dramatizoja, por duhet të jemi të kujdesshëm. Kjo është një luftë me ndërmjetës midis Amerikës dhe Rusisë dhe ata do të duhet ta përfundojnë atë”, tha Milanoviq.
(Kosova Sot Online)