
Demhasaj: Vetëvendosje është patriotja e Aliexpressit

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Arton Demhasaj, ka hedhur kritika të ashpra për patriotizëm, siç tha ai, të rrejshëm të LVV-së, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Këto komente Demhasaj i bëri teksa po debatonte rreth rregullores së Kuvendi, e cila thotë se nënkryetari nga komuniteti serb propozohet nga grupi më i madh parlamentar serb.
“Rregullorja e Kuvendit është votu në vitin 2022 kur VV-ja ka pas shumicën parlamentare, pse Vetëvendosja patriotikja e sotme, ajo patriotja e Aliexpressit pse nuk e ka hek këtë nen me thanë që një deputet i komunitetit serb bëhet nënkryetar, por e ka lënë që shumica e deputetëve serbë e propozojnë”, ka thënë Demhasaj.
(Kosova Sot Online)