Parashikimi i motit për sot dhe fundjavë

  • A.P /
  • 12 September 2025 - 07:19
Parashikimi i motit për sot dhe fundjavë

E premtja në Kosovë do të jetë me diell e vranësira të shpërndara kryesisht në zonat malore, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Dita e shtunë do të vijojë me mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira të shpërndara në disa zona, duke krijuar një ditë të këndshme për aktivitete jashtë.

Moti të dielën do të jetë kryesisht me diell, ndërsa pasditja do të sjellë shtim të vranësirave. Me hyrjen në ditën e hënë, parashikohen rrebeshe të herëpashershme shiu.

(Kosova Sot Online)