Sipas regjistrimit të fundit Kosova humb 10% të popullsisë

  • A.P /
  • 12 September 2025 - 14:00
Sipas regjistrimit të fundit Kosova humb 10% të popullsisë

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në Kosovë për vitin 2024 dhe analizës sëInstitutit GAP, vendi ka një total prej 1,602,515 banorë, që tregon një rënie prej 177,605 banorësh ose rreth 10% krahasuar me vitin 2011, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Nga 38 komunat e Kosovës, 28 komuna kanë shënuar rënie të popullsisë, ndërsa vetëm 9 komuna janë rritur në numër banorësh gjatë periudhës së analizuar.

Rënia më e theksuar është evidentuar në komunat veriore, me Komunën e Zveçanit që ka humbur 62% të popullsisë, ndërsa Zubin Potoku dhe Kamenica kanë regjistruar ulje prej përkatësisht 49% dhe 37%.

Në anën tjetër, komunat me rritjen më të madhe të popullsisë janë:

    Fushë Kosova (+84%)

    Parteshi (+81%)

    Graçanica (+73%)

    Shtërpca (+55%)

Raporti gjithashtu tregon se shpërndarja e popullsisë midis zonave urbane dhe rurale është bërë e barabartë, me nga 50% për secilën zonë. Krahasuar me regjistrimin e vitit 2011, pjesëmarrja e popullsisë në zonat urbane është rritur me 12 pikë përqindjeje, duke treguar një trend të migrimit nga zonat rurale drejt qyteteve.


(Kosova Sot Online)