Berisha denoncon skandalin: Rama shkelmoi rregulloren e Kuvendit!

  • A.P /
  • 13 September 2025 - 12:47
Berisha denoncon skandalin: Rama shkelmoi rregulloren e Kuvendit!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e quajti parlamentin e ri një “narkoparlament” dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama për shkelje të rregullores, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas Berishës, Rama ndryshoi komisionet pa ndonjë bazë ligjore, duke injoruar procedurat e Kuvendit dhe Kushtetutën.

Ai theksoi se veprimet e qeverisë reflektojnë një moral të lidhur vetëm me drogën, duke lënë jashtë çdo konsideratë ligjore. Berisha paralajmëroi se opozita do të monitorojë çdo shkelje të këtij tipi dhe do të denoncojë çdo përpjekje për manipulim.

Pjesë nga deklarata:

Ky është një narkoparlament.

A e morët vesh se si e filloi Edi Rama?

E filloi që dje në Asamble duke shkelmuar rregulloren.

Ka një rregullore. Asnjë komision nuk ndryshohet pa ndryshuar rregulloren.

Asnjë komision!

Po për këtë nuk ka rregullore, nuk ka Kushtetutë.

Nuk ka gjë, morali i tij është droga dhe vetëm droga.

(Kosova Sot Online)