Policia ndalon dy të dyshuar për këtë arsye

  • A.P /
  • 13 September 2025 - 15:00
Policia ndalon dy të dyshuar për këtë arsye

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në rrugën magjistrale Ferizaj–Prishtinë, pasi gjatë një kontrolli tek të njëjtit është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 4.1 gramësh e substancës që dyshohet të jetë marihuanë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kontrollet janë zgjeruar dje edhe në banesën e njërit prej të dyshuarve, ku janë zbuluar dy peshore digjitale që shërbejnë për matjen e substancave narkotike, si dhe një numër i madh qesesh të zbrazëta të vogla, të cilat përdoren zakonisht për paketimin e narkotikëve.

(Kosova Sot Online)