
Ky është qytetari nga Ferizaj që dyshohet se u vra nga djali i axhës së tij

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Ferizajt.
Burime të mediave nga Emergjenca në Ferizaj bëjnë me dije se në fshatin Balaj është vrarë një person rreth 40-vjeçar, i identifikuar si Brahim Ramusa.
Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur dhe Policia është mobilizuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Raportohet se i dyshuari për vrasje, është djali i axhës së viktimës.
Rrethanat se si ka ndodhur vrasja dhe motivi i saj ende nuk dihen, por burimet tona konfirmojnë se hetuesit e krimeve të rënda dhe njësitë relevante të Policisë së Kosovës janë duke punuar intensivisht.
(Kosova Sot Online)