Policia jep detaje për vrasjen në Ferizaj

  • A.P /
  • 16 September 2025 - 11:20
Policia jep detaje për vrasjen në Ferizaj

Një person ka mbetur i vdekur mbrëmë në Balaj të Ferizajt pasi dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari, transmeton gazeta "Kosova Sot Online"

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 19:42 dhe u iniciua si “Vrasje”, ndërkaq i dyshuari është arrestuar.

Sipas Policisë, deri te rasti dyshohet se erdhi pas një mosmarrëveshje mes të dyshuarit dhe viktimës.

Në vendin e ngjarjes u gjetën katër gëzhoja që dyshohet se janë shkrepur nga i dyshuari.

(Kosova Sot Online)