
Rubin: Ne fillimisht e përshkruam UÇK-në si terroriste

Gjatë dëshmisë së tij, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, tha se përshtypja fillestare e SHBA-së për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ishte më ndryshe, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Ndoshta ne shkelëm dëshirën tonë që të ishim në anën e engjujve gjithmonë. Ne fillimisht e përshkruanim si organizatë me aktivitete terroriste, dhe ne, sigurisht, me gjithë dëshirën që kishim të ishim në anën e engjëjve, nuk donim të mbështesnim njerëz që zhvillonin aktivitete terroriste”, tha Rubin.
“Ky qëndrim ndryshoi, sidomos pasi UÇK-së u pajtua me Marrëveshjen e Rambujesë”, u shpreh ai.
Rubin përsëriti përgjigjen e djeshme se ka pasur shumë pretendime e akuza, për krime lufte nga pjesëtarë të UÇK-së, por se SHBA-ja nuk arriti t’i vërtetonte ato.
(Kosova Sot Online)