
Vokshi: Edi Rama po sillet si Enver Hoxha

Në fjalën e saj në Parlament, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka akuzuar mazhorancën për shkelje të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit.
Ajo kritikoi mënyrën se si po menaxhohet rendi i ditës dhe paralajmëroi se parlamenti po funksionon jashtë kornizës ligjore, ndërsa theksoi mungesën e gjithëpërfshirjes në vendimmarrje.
“Një vend ku kryeministri ka mbledhur të gjitha pushtetet. Siç kishte Enver Hoxha, 95 përqind të pushtetit. Parlamenti është si një oaz ku ka dhe opozitë. Ndaj ne kërkojmë gjithpërfshirje. Për çfarë ka shkuar dhe po bërtet sot Edi Rama që kemi hapur 4 kapituj?
Një pjesë e kapitujve është gjithëpërfshirja. Ku është gjithëpërfshirja jonë? Kur nuk ka konsensus siç është kjo, duhet të respektoni këto dy libra, rregullore dhe kushtetutën. Futeni procedurën në shina kushtetuese dhe parlamentin po ashtu”, tha ajo.
(Kosova Sot Online)