Zelensky: Rusia po përgatitet për dy ofensiva

  • A.P /
  • 17 September 2025 - 09:30
Zelensky: Rusia po përgatitet për dy ofensiva

Rusët po planifikojnë të nisin “dy fushata të tjera të rënda ofensive në Ukrainë” dhe për këtë arsye, “nevojitet ndihmë e shtuar ushtarake nga partnerët për të siguruar që Forcat e Armatosura të Ukrainës të mund t’i përballojnë këto ofensiva”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kështu u shpreh Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë me Sky News.

Ndërkohë, administrata Trump ka miratuar paketën e parë të ndihmës ushtarake për Ukrainën, të paguar nga aleatët e saj, raporton Reuters. Ndihma është e para sipas një mekanizmi të ri që parashikon furnizimin me armë nga rezervat amerikane në Ukrainë, të paguara me fonde nga vendet e NATO-s.

Më herët, Trump foli sërish për një mundësi marrëveshjeje mes Zelenskyt dhe Putinit: “Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të duhet të bëjë një marrëveshje”, tha Donald Trump përpara se të nisej për në Britaninë e Madhe.


(Kosova Sot Online)