Kamberi kërkon hetim për vdekjen e 135 ushtarëve shqiptarë

  • A.P /
  • 17 September 2025 - 10:00
Kamberi kërkon hetim për vdekjen e 135 ushtarëve shqiptarë

Deputeti nga Lugina e Preshevës në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka ngritur shqetësimin për përgatitjet që po bëhen në Serbi lidhur me rikthimin e mundshëm të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas tij, kjo iniciativë po ngjall frikë te shqiptarët e Luginës për shkak të traumave historike të lidhura me diskriminimin dhe trajtimin e pabarabartë gjatë shërbimit ushtarak në të kaluarën.

Përmes një reagimi në Facebook, Kamberi ka bërë të ditur se ka dorëzuar një propozim zyrtar për krijimin e një Komisioni të posaçëm hetimor, i cili do të merrej me zbardhjen e rasteve të vdekjeve të 135 ushtarëve shqiptarë që shërbenin në Armatën Popullore të Jugosllavisë (APJ) gjatë viteve 1980.

“Shumë nga këto raste janë regjistruar si ‘vetëvrasje’, ‘aksidente’ apo ‘shkelje disiplinore’, mirëpo familjet e viktimave kanë ngritur dyshime serioze, duke raportuar për shenja dhune në trupat e të ndjerëve”, theksoi Kamberi.


(Kosova Sot Online)