
Vuçiç nga Beogradi del me njoftim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar për një takim me ministrin e Mbrojtjes, shefin e ushtrisë dhe zëvendësministrin e Mbrojtjes, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai ka thënë se të shtunën qytetarët e Serbisë do të kenë mundësinë të shohin “një ushtri të fortë”.
“Po zhvillohen përgatitjet e fundit për paradën ushtarake”, ka shkruar ai.
Serbia u përballë me muaj të tërë me protesta antiqeveritare, ndërsa në fillim të muajit Vuçiq mori pjesë në paradën ushtarake në Pekin.
(Kosova Sot Online)