
Berisha: Edi Rama i vuri drynin parlamentit

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një deklarate për media jashtë dyerve të Kuvendit, reagoi ndaj seancës së sotme plenare, duke e cilësuar si një akt dhune të paprecedentë ndaj qytetarëve shqiptarë dhe kundër institucioneve demokratike, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai theksoi se opozita nuk do të pajtohet kurrë me këto veprime dhe se çdo përpjekje për të imponuar dhunë ose për të monopolizuar procesin parlamentar është e dënueshme.
Berisha deklaroi se nuk ka ndërmend të bëhet zëdhënës i ambasadorëve apo i institucioneve ndërkombëtare, por është dhe mbetet zëdhënës i popullit shqiptar dhe i qytetarëve opozitarë, të cilët sipas tij po shkelmohen dhe injorohen nga qeveria.
Ai akuzoi kryeministrin si udhëheqës i një “organizate kriminale” që arrin në momentet më thelbësore të historisë së parlamentit të vendit të vendosë “drynin brenda vetëm 5 minutave”.
Fjala e plotë:
Opozita do të marrë të gjitha vendimet.
Opozita nuk do pajtohet kurrë me këtë dhunë ekstreme ndaj qytetarëve shqiptarë.
Nuk është dhunë ndaj parlamentit, është dhunë ndaj qytetarëve shqiptarë....
...Atë për ambasadorët, le të flasin vetë ambasadorët. Unë nuk kam ndërmend të bëhem zëdhënës i askujt.
Por unë bëhem zëdhënës i atij populli opozitar, dhe gjithë qytetarëve, i cili shkelmohet në këtë mënyrë nga një kryehorr, kryetar i një organizate kriminale që arrin në momentin më thelbësor të historikut të parlamentit, t’i vërë drynin brenda 5 minutave.
(Kosova Sot Online)