Një tërmet i fuqishëm ka goditur Rusinë

  • A.P /
  • 19 September 2025 - 07:41
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Rusinë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit në brigjet e Kamchatkës, në lindje të Rusisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas të dhënave nga USGS, lëkundjet u regjistruan 128 km në lindje të qytetit Petropavlovsk-Kamchatsky, në një thellësi 10 km.

Paraprakisht u dha alarm për tsunami në disa zona të Paqësorit, por që më pas ky alarm ra.

Kjo është hera e dytë që rajoni i Kamchatkës goditet nga një tërmet kaq i fortë brenda shumë pak ditësh.

Paraprakisht nuk raportohen të lënduar teksa lëkundja kryesore është pasuar nga disa tërmete më të vegjël.

(Kosova Sot Online)