Dërguti: Albin Kurti prej kohësh e mashtron opinionin publik

  • A.P /
  • 19 September 2025 - 09:07
Dërguti: Albin Kurti prej kohësh e mashtron opinionin publik

Analistja politike Aida Dërguti ka pohuar se Albin Kurti, kryetari i Vetëvendosjes, në rastet kur ka krisje të raporteve me Perëndimin, deklaron në publik se marrëdhëniet janë të shkëlqyera, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo ka deklaruar se Kurti ka nxjerrë mësime nga përplasjet që ka pasur në të kaluarën me Administratën Trump.

“Mendoj se Albin Kurti prej kohësh e mashtron opinionin publik, sepse ka nxjerrë mësim nga konfrontimi që ka pasur me SHBA-në në të kaluarën, me Administratën Trump, kur u soll në mënyrë katastrofike me deklarata, ku iu referua Shtëpisë së Bardhë si ‘e Verdhë e Kuqe’, me ‘thika mbi harta’ e të tjera”.

“Prej së cilës nuk përfitoi shumë. Ai ka nxjerrë një mësim: që edhe kur ka prishje të marrëdhënieve, në publik, para opinionit, thotë se kemi marrëdhënie të shkëlqyera”, tha Dërguti.

(Kosova Sot Online)