Tre persona janë arrestuar në Prishtinë

  • A.P /
  • 19 September 2025 - 09:52
Tre persona janë arrestuar në Prishtinë

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë lidhur me një tentim vrasje, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Policia ka bastisur pronat e tyre ku ka gjetur një pistoletë dhe kallash.

Të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

“VRASJE NË TENTATIVË & SH. RR. P.& ARMËMBAJTJE PA LEJE – Prishtinë 13.09.2025-18:28. Lidhur me rastin është raportuar se me 18.09.2025 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe gjatë kontrollit në vendbanimet e tyre dhe në një veturë pronë e njërit prej tyre, janë gjetur dhe konfiskuar : një armë e shkurtër – pistoletë dhe një AK-47. Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)