
Disa persona mbesin të lënduar nga një aksident

Tri vetura janë përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona, të cilët më pas kanë marrë tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 08:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, ka thënë për media zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana.
(Kosova Sot Online)