
Parandalohet kontrabandimi i mbi 16 mijë aksesorëve

Dogana e Kosovës, gjatë kontrollit të një ngarkese importi ka zbuluar dhe ndaluar një tentativë për të futur në vend një sasi të madhe, prej 16,350 copë aksesorë për celularë, që dyshohet që shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale të markës tregtare Apple, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas Doganës, ky rezultat është arritur “falë analizës së riskut dhe vigjilencës së zyrtarëve doganorë, të cilët kanë parandaluar që këto produkte të dyshuara si pirate të hyjnë në treg dhe të dëmtojnë konsumatorët”.
(Kosova Sot Online)