Policia e Kosovës del me njoftim

  • A.P /
  • 20 September 2025 - 11:50
Policia e Kosovës del me njoftim

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka ndaluar tre persona pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kaluar kundërligjshëm kufirin me Serbinë, për të kontrabanduar dru, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Nga PK-ja bëhet e ditur edhe se, kamioni bashkë me ngarkesën është sekuestruar, ndërsa të dyshuarit, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

‘‘KALIM I PAAUTORIZUAR I KUFIRIT

Prapashticë, Prishtinë 19.09.2025-15:00. Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me  rastin kanë ndaluar tre të dyshuar meshkuj kosovar me kamionin e  tyre të ngarkuar me dru zjarri,  nën dyshimin se të njëjtit kanë kaluar kundërligjshëm kufirin me Serbinë, për të kontrabanduar mallra-dru. Në konsultim me prokurorin, kamioni është sekuestruar bashkë me ngarkesën dhe është dërguar në stacionin e policisë kufitare për procedura të mëtutjeshme, ndërsa të dyshauarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt’’, thuhet në raportin e PK-së.

(Kosova Sot Online)