Murati: Ekonomia e vendit po vazhdon rritjen

  • A.P /
  • 20 September 2025 - 13:06
Murati: Ekonomia e vendit po vazhdon rritjen

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë një postim në Facebook këtë të shtune, duke thënë se ka një lajm i mirë për fundjavë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Duke cituar disa të dhëna të ASK-së, Murati tha se ekonomia e vendit “po vazhdon rritjen”

“Bruto Produkti Vendor rritet me 4.58% në TM2 2025. ASK dje ka publikuar rritjen ekonomike për tremujorin e dytë të këtij viti (prill-qershor), e cila shënon 4.58%, e që krahasuar me TM2 2024 e cila ishte 4.32%, len të kuptohet se kemi përshpejtim të rritjes”.

Murati tha se me këtë postim ka demantuar “pretendimet opozitare” për ekonominë e vendit.

“Edhe kësaj radhe, faktet dhe shifrat demantojnë pretendimet opozitare për kahjen ekonomike të vendit”.

(Kosova Sot Online)