Aksidentohet vetura me targa të Shqipërisë

  • A.P /
  • 20 September 2025 - 15:06
Aksidentohet vetura me targa të Shqipërisë

Një aksident trafiku ka ndodhur në mesnatë, rreth orës 00:43, në rrugën “Ramadan Rexhepi”, tek nënkalimi në Ferizaj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në këtë aksident është përfshirë një veturë me targa të Shqipërisë, ku dyshohet se shoferi e ka shkaktuar aksidentin si pasojë e lëvizjes së pakujdesshme.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se përveç dëmeve materiale, janë shkaktuar edhe lëndime trupore tek pasagjeri.

“Më datë 20.09.2025, rreth orës 00:43 në rrugën ‘Ramadan Rexhepi’, tek nënkalimi ka ndodhur aksident trafiku me lëndime. Vetura me targa të shqiptare. Dyshohet se shoferi aksidentin e ka shkaktuar si pasojë e lëvizjes së pakujdesshme. Përveç dëmeve materiale, janë shkaktuar edhe lëndime trupore tek një person (pasagjer), i cili pas trajtimit mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj është liruar. Rasti i referohet Gjykatës,” tha ai.

(Kosova Sot Online)