Mujanovic: Edi Rama udhëheqësi më qesharak i shekullit

  • A.P /
  • 20 September 2025 - 17:10
Mujanovic: Edi Rama udhëheqësi më qesharak i shekullit

Jasmin Mujanovic, analisti politik dhe njohësi i mirë i zhvillimeve në Ballkan e konsideron qesharake dhe absurde, emërimin e ministres me Inteligjencë Artificiale ‘Diella’ në krye të prokurimeve publike. Në një reagim në Twiter, Mujanovic ironizon kryeministrin Rama duke theksuar se me shfaqjen në parlament, po përpiqet seriozisht për tu shpallur si udhëheqësi më qesharak i Europës. Mujanovic thotë se ‘Diella’ e Ramës shkon përtej propagandës, duke e cilësuar fjalën e saj në Kuvend, një çmenduri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zhvillimet e fundit në Kuvend dhe ministrja virtuale e Edi Ramës Diella, kanë tërhequr vëmendjen edhe të analistëve e studiuesve politik të huaj, të cilët ironizojnë atë që po ndodh në Shqipëri, duke e konsideruar si një komedi qesharake. Analisti Jasmin Mujanovic, i cilli është edhe një njohës i mirë i zhvillimeve në Ballkan, ka bërë një reagim me nota ironie lidhur me emërimin e Diellës, si ministre të krijuar nga Inteligjenca Artificiale, duke i dhënë asaj edhe një fjalë në Kuvend. Mujanovic, thotë se kryeministri Rama po përpiqet seriozisht për t’u shpallur si udhëheqësi më qesharak i Europës në shekullin e XXI, ndërsa e cilëson atë që ka ndodhur një çmenduri

 “Edi Rama po bën një përpjekje shumë serioze për t’u shpallur “udhëheqësi më qesharak i Europës në shekullin XXI”. Mendoj se shumica e njerëzve e kishin marrë gjithë këtë punën me “ministren e AI” si një manovër publiciteti. Por fakti që e bëri të flasë në parlament, të thotë se ishte “e lënduar” dhe të premtojë se do t’i japë një trup?! Tërësisht çmenduri”

Jasmin Mujanović është një studiues politik i specializuar për politikën e Evropës Juglindore. Ai është autori i librit “Uria dhe tërbimi: Kriza e Demokracisë në Ballkan”. Për syrin e tij analitik, situata politike në Shqipëri, është drejt kufijve të qesharakes dhe absurdit.

(Kosova Sot Online)