Një vajzë 15-vjeçare është larguar nga shtëpia

  • A.P /
  • 22 September 2025 - 09:46
Një vajzë 15-vjeçare është larguar nga shtëpia

Një rast shqetësues është raportuar në Ferizaj, ku një vajzë 15-vjeçare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer.

Rasti është paraqitur në Policinë e Ferizajt në orët e vona të së dielës, më 22 shtator 2025, rreth orës 01:00, nga babai i vajzës, F.Jashari rreth 43-vjeçar.

Ai ka deklaruar se vajza e tij, E.J rreth 15-vjeçare, ishte larguar nga shtëpia më herët gjatë ditës, rreth orës 14:00, dhe nuk ishte kthyer më.

Sipas përshkrimit të dhënë nga familjarët, vajza ka flokë ngjyrë kafe, sy të zi, gjatësi 1.65 cm dhe në momentin e largimit kishte veshur pantallona të bardha dhe xhampër të zi.

Policia ka nisur menjëherë veprimet e nevojshme për gjetjen e saj, ndërkohë që rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse hetimore.

(Kosova Sot Online)