Një person është arrestuar pasi ishte në kërkim

  • A.P /
  • 23 September 2025 - 10:39
Një person është arrestuar pasi ishte në kërkim

Një person është arrestuar pasi ishte në kërkim për “Vjedhje të rëndë”, me dënim burgimi prej 60 ditësh, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Më datë 22.09.2025, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, kanë ndaluar një person, i cili gjatë intervistimit për një rast tjetër dhe pas verifikimit të të dhënave personale, ka rezultuar se ishte në kërkim me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, me dënim burgimi prej gjashtëdhjetë (60) ditësh.”

Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se pas përfundimit të procedurave policore dhe kompletimit të dokumentacionit, i mituri M.M. (17 vjeçar) është dërguar për të vuajtur dënimin.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me zbatimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që nuk i janë përgjigjur thirrjeve gjyqësore.”

Arrestohen dy persona në Mitrovicë, në auto-servisin e tyre u gjetën pjesë të veturës së vjedhur në Gjermani.


(Kosova Sot Online)