
Të mërkurën pritet mot kryesisht me diell

Të mërkurën në Kosovë pritet mot i nxehtë, kryesisht me diell e kthjellime, ndërsa herë pas here do të shfaqen edhe vranësira të larta shtresore, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Temperaturat do të jenë të luhatshme, duke filluar nga 18 °C në orët e para të ditës, e deri në 28 °C gjatë pasdites.
(Kosova Sot Online)