Franca kërkon që kryesit e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë

  • A.P /
  • 24 September 2025 - 16:02
Franca kërkon që kryesit e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë

Ambasada e Francës në Kosovë ka reaguar në dy vjetorin e sulmit terrorit në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ambasada franceze kërkon që autorët të dalin para drejtësisë.

“Dy vjet pas sulmit kriminal në Banjska, që ia mori jetën rreshterit Afrim Bunjakut, mendimet tona janë me familjen e tij. Franca vazhdon të bëjë thirrje që autorët e këtij sulmi vdekjeprurës të sillen para drejtësisë”, thuhet në postim.

(Kosova Sot Online)