Vuçiçit i pengon prania e Vjosa Osmanit në ShBA, e quan 'turiste'

  • A.P /
  • 25 September 2025 - 09:07
Vuçiçit i pengon prania e Vjosa Osmanit në ShBA, e quan 'turiste'

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është nervozuar me praninë e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit në takimet e hapura në Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Vuçiq duke folur për mediat serbe e quajti Osmanin “turiste” dhe “pa ndikim”.

“Ajo mund të paguajë për helikopter për një orë e diçka dhe të shëtitet…por mbetet jashtë nga dera e brendshme dhe do të qëndrojë ashtu”, tha Vuçiq.

(Kosova Sot Online)