Bajrami: Kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë

  • A.P /
  • 26 September 2025 - 11:41
Bajrami: Kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pas ankesës së dërguar në Komunitetin e Energjisë në Vjenë si dhe në Zyrën e Rregullatorëve të Energjisë në Ljubljanë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Bajrami tha se në ankesën e dërguar kanë kërkuar hetime veçanërisht për kostot e transportit dhe mosrespektimin e rregullores REMIT.

“Pretendimet e tona për keqpërdorim në fushën e importit të energjisë kishin bazë dhe tani kanë marrë vëmendje ndërkombëtare. Fakti që hetimet kanë nis nga vetë ZRRE është rezultat i metodës së punës së institucioneve të lartpërmendura ku hetimet në shtetet e caktuara i zhvillojnë nëpërmjet zyrave rregullatore të shteteve përkatëse, në këtë rast Kosovës”.

Me implikimin edhe të ndërmarrjeve si KOSTT, KEK si dhe vetë ZRRE-së, Bajrami tha se tash presin të nisin hetimet “sa më parë edhe nga Prokuroria Speciale në Kosovë e cila ka pranuar dosjen përkatëse”.

(Kosova Sot Online)