
Kandidati i Listës Serbe dyshohet për përfshirje në sulmin e Banjskës

Garës për zgjedhje lokale i është futur edhe partia më e madhe e serbëve në Kosovë, Lista Serbe, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Një ndër garuesit e kësaj partie është edhe Millosh Peroviq, i cili po garon për karrigen e kryetarit të Zubin Potokut.
kandidati për kryetar të Zubin Potokut, Peroviq dyshohet se ka qenë pjesë e grupit terrorist të Millan Radojçiq më 24-shtator gjatë sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.
Se Millos Peroviq ka afërsi me Millan Radojiçiq, e dëshmon edhe një fotografi e realizuar në vitin 2023, në Beograd.
Kryetari aktual i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka konfirmuar për Tëvë1 se Millosh Peroviq është person i afërt i Millan Radojiciq, dhe njeri kryesor në Listën Serbe.
“Millosh Peroviq është një sejmen të themi i atyre linjave të kryeterroristit të Radojiciqit sepse edhe më përpara kanë qenë në një linjë si bashkëpunëtorë. Unë e shoh si një njeri të komprometuar në afera të ndryshme korruptive, të keqbërjes ndaj qytetarëve, megjithatë, kjo është çështje e organeve të drejtësisë që të merren me të. Mirëpo si përfaqësues i Lista Serbe nuk ka ndonjë ndryshim pozitiv, qasja e Listes Serbe është në kundërshtim me të gjitha normal ligjore edhe procedurale të ligjeve të Republikës së Kosovës”, deklaroi Zeqiri.
(Kosova Sot Online)